Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C

Zvicra ka regjistruar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë gjatë muajit qershor. Të enjten, termometri arriti në 38 gradë Celsius në Bazel, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 36.9 gradësh, i vendosur në vitin 1947

Sipas MeteoSwiss, për herë të parë në histori temperaturat në Zvicër kanë kaluar kufirin e 37 gradëve gjatë muajit qershor.

Shërbimi meteorologjik theksoi se rekordi i ri u regjistrua pikërisht në stacionin meteorologjik të Bazelit, i njëjti vend ku ishte shënuar edhe rekordi i vitit 1947.

Për shkak të valës ekstreme të të nxehtit, niveli më i lartë i alarmit për vapë vazhdon të jetë në fuqi në pjesën më të madhe të Zvicrës.

Meteorologët u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin e gjatë në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. /Albinfo

By admin7