Zyrtare: Behar Maliqi e merr drejtimin e skuadrës kosovare

Behar Maliqi edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i skuadrës së ligës së parë, Rilindja 1974. Lajmin e ka dhënë skuadra dukagjinase.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Behar Maliqi është trajneri i ri i klubit tonë.
Maliqi, i cili për dy vjet ka qenë pjesë e stafit të FC Prishtina në rolin e ndihmës-trajnerit, nga sot merr drejtimin e skuadrës sonë si kryetrajner.
I urojmë shumë suksese Beharit në këtë detyrë të re dhe besojmë se së bashku do të arrijmë objektivat e klubit”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

By admin12