Ermal Krasniqi ka bërë transferimin e radhës.
Ai vendosi t’i bashkohej Amedsporit nga Sparta Praga, ku do të synojë të kthehet në formën e tij ideale.
Te Amedspori do të gjejë bashkëkombas të tij, me Florent Hasanin si dhe trajnerin Besnik Hasi, që mori tani drejtimin e skuadrës.
Krasniqi, sezonin e kaluar ishte pjesë e Legia Varshavës ku bëri 31 paraqitje dhe shënoi 2 gola dhe 2 asistime.

