Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar emërimin e Jürgen Klopp si trajner të ri të kombëtares së Gjermanisë. Ai merr drejtimin e ekipit pas largimit të Julian Nagelsmann.
Klopp do të ketë në stafin e tij ndihmësit e njohur Peter Krawietz, Pepijn Lijnders dhe ish-futbollistin Sven Bender, të cilët do ta asistojnë në aventurën e re me përfaqësuesen gjermane.
Ish-trajneri i Liverpoolit dhe Borussia Dortmundit nis kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, me synimin për ta rikthyer Gjermaninë në majat e futbollit botëror.



