Sot bëhen 28 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci, dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.
Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin ndër figurat emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë.
Ata ranë më 22 shtator 1998, gjatë luftimeve me forcat serbe në zonën e Qyqavicës, pas një qëndrese të fuqishme të luftëtarëve të UÇK-së.
Në betejën e asaj dite ra edhe luftëtarja Fatime Hetemi, si dhe luftëtarë të tjerë të UÇK-së.
Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila më pas mori emrin e tij.
Në sheshin e Drenasit janë të vendosura shtatoret e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tyre.



