Këngëtarja kroate e operës Lana Kos (41) u martua me partnerin e saj prej shumë kohësh, regjisorin italian Giancarlo del Monaco (82), i cili është 41 vjet më i madh se ajo, në Shën Petersburg.
Çifti ka qenë në një lidhje për më shumë se një dekadë, transmeton Indeksonline.
Sopranoja e ndau lajmin e lumtur në rrjetet sociale, së bashku me një mesazh emocionues.
“Çfarë vorbulle e pabesueshme emocionesh, muzike, ëndrrash dhe momentesh jetësore që ndryshojnë gjithçka! ‘Il Trovatore’ në Teatrin Mariinsky, Requiem i Verdit në Jekaterinburg, ditë të paharrueshme në Omsk, takime frymëzuese, ovacione të publikut, miqësi dhe udhëtime… Dhe pastaj, si fundi më i bukur nga të gjitha – u martova”, shkroi Kos.
Ajo shtoi se zemra e saj është e mbushur me lumturi dhe mirënjohje dhe se tani “fillon aventura më e madhe”.

