Ermal Fejzullahu pozon në “Vitelli Bar”, lokacioni legjendar i filmit “The Godfather” në Sicili

Këngëtari kosovar Ermal Fejzullahu ka ndarë me ndjekësit e tij një moment nga vizita në Sicili, duke u ndalur në një nga lokacionet më ikonike të kinemasë botërore, Vitelli Bar, vendi ku është xhiruar një prej skenave të famshme të filmit kult The Godfather.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Fejzullahu shihet duke pozuar në ambientet historike të barit, i cili është bërë destinacion i njohur për fansat e filmit dhe turistët nga e gjithë bota, shkruan Indeksonline.

Vizita e tij vjen si pjesë e një udhëtimi në jug të Italisë, ku Savoca njihet për atmosferën e saj të ruajtur dhe lidhjen e fortë me historinë e kinemasë.

“Vitelli Bar”, përveçse një lokal tradicional sicilian, mbetet një nga pikat më të vizituara falë “The Godfather”, duke e kthyer çdo postim nga aty në një moment që shpesh tërheq vëmendje në rrjetet sociale.

By admin4