62-vjeçari sulmon fizikisht një person në zyrën e avokatit në Gostivar, ngrihet kallëzim penal!

Një 62-vjeçar nga Gostivari po përballet me kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, pas një incidenti fizik të ndodhur në një zyrë avokatie.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka paraqitur kallëzim penal kundër N.N. (62), nga Gostivari.

Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2026, kur, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht S.O. (50), nga fshati Gradec, në momentin kur ky i fundit ishte duke kryer detyrat e tij të punës në zyrën e avokatisë.

Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse lidhur me rastin, ndërsa 62-vjeçari dyshohet për veprën penale „lëndim i rëndë trupor“.

Shtatë persona përfundojnë në pranga në Maqedoninë e Veriut, kapen duke vozitur pa patentë shoferi!