Erion Veliaj dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg”

Kryebashkiaku i Tiranës dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kryebashkiaku e ka paraqitur kërkesën në 6 maj dhe kërkon heqjen e masës së arrestit në burg, duke e zëvendësuar atë me një masë më të butë si garancia pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur.

Reklame

Gjykata e Lartë ka hedhur shortin dhe çështja i ka rënë për ta relatuar gjyqtares së Lartë Albana Boksi.
Erjon Veliaj është nën gjykim nga GJKKO për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, ndërsa mbahet në burg prej shkurtit të vitit të kaluar.

By admin