Sipas gazetarit Ben Jacobs, trajneri 56-vjeçar është pozitiv për vazhdimin e karrierës së tij në Paris, me zyrtarizimin që me shumë gjasa do të vijë në përfundimit të sezonit aktual.
Paris Saint-Germain dhe Luis Enrique do të vazhdojnë partneritetin e tyre edhe për katër vitet e ardhshme.
Detajet mbeten për t’u finalizuar në lidhje me zgjatjen e kontratës së trajnerit spanjoll me klubin francez. Sipas gazetarit Ben Jacobs, trajneri 56-vjeçar është shprehur pozitivisht për vazhdimin e karrierës së tij në Paris me njoftimet që vijnë, me shumë mundësi për tu finalizuar, pas përfundimit të sezonit aktual.
Trajneri iberik me përvojë është reformatori i parisienëve, pasi që pas mbërritjes së tij në verën e vitit 2023, Parisi po ecën përgjithmonë në rrugën e suksesit. Dy Kampionate Franceze (tre nëse vjen ky i këtij viti), dy Kupa Franceze dhe një Ligë Kampionësh janë rekordi i trofeve më të rëndësishëm që nga dita kur ai mori përsipër drejtimin e kryeqytetit.
Ju kujtojmë se ai i dha mundësinë që të ngrenë për herë të parë në historinë e tyre, trofeun më të lakmuar të Europës për klube, që është ai i Champions League, apo siç quhet ndryshe, trofeu me “veshët e mëdhej”. Ai gjithashtu ka në këtë edicion një tjetër miundësi për ta fituar sërish, pasi është kualifikuar në finalen e madhe ku e pret Arsenali më 30 maj në Budapest. Nëse ja del, atëherë do të vazhdojë të thellojë dhe të regjistrojë rekorde historike, pasi do të jetë trofeu i dytë rrahdazi më i madh i klubeve në Europë dhe një sukses të tillë pak skuadra e kanë arritur më parë.


