Aksidentohen dy vetura në qarkoren e Shkupit,nuk ka të lënduar

Dy vetura janë aksidentuar në qarkoren e Shkupit gjatë mbrëmjes së sotme.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë ekipet policore për të kryer hetimet dhe për të rregulluar komunikacionin.

By admin7