Kryesuesi i rrahjes së dy të rinjve është shqiptar. Të gjithë policët do tē sanksionohen!

Kryesuesi i rrahjes së dy të rinjve, sipas informacioneve të siguruara nga Tetovasot, është një shqiptar, pjesëtar i Policisë Kriminalistike në Shkup.
Sipas të njëjtave burime, polici tjetër i përfshirë në këtë rast është me përkatësi etnike boshnjake.

Burimet e Tetovasot bëjnë të ditur se ndaj të gjithë personave të përfshirë në incident pritet të ndërmerren masa dhe ata do të sanksionohen në përputhje me procedurat dhe ligjin.
Autoritetet kompetente pritet të dalin me më shumë detaje lidhur me rastin dhe masat që do të ndërmerren ndaj zyrtarëve policorë të përfshirë. Tetovasot do të vazhdojë ta ndjekë nga afër këtë zhvillim dhe do t’ju informojë me të gjitha detajet e reja.