Veprimtari, dhe ish i burgosur politk, Ragip Xhaka ka dalë në mbështetje të rikthimit të Fatmir Limajt në PDK.
Ish-kryetari i PDK-së në Zvicër tha thënë se mbështet bashkimin e PDK-së me Limajn, pas kërkesës së këtij të fundit për të garuar në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, ky bashkim do ta fuqizonte këtë subjekt dhe të ishte një kthim i natyrshëm.
Rikthimin e Limajt në PDK e kanë mbeshtetur figura të ndryshme si Ramiz Lladrovci, Nait Hasani, Adem Grabovci, Ramë Vata, Hisen Berisha dhe personalitete tjera të këtij subjekti.
Për sot është paralajmeruar një mbledhje e këtij subjekti ku do të trajtohet edhe letra e Limajt drejtuar Bedri Hamzës./IndeksOnline/


