Ganimete Musliu për Vjosa Osmanin: Pesë vjet e mbajti gojën e mbyllur

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Vjosa Osmanin pas fjalimit të djeshëm.

Musliu tha se Osmani e mbajti gojën e mbyllur për pesë vjet.

Reklame

Postimi:

“FLAMURIN E KOSOVËS NUK E VENDOSIN AS NË FORUMET E TYRE TË BRENDSHME, LËRE MË NË ATO NDËRKOMBËTARE.”

Pesë vjet e gjysmë e mbajti gojën të mbyllur pa e thënë të vërtetën.

U desh t’iu shkundet karrigia që ta pranojë atë që ne ua kemi thënë prej kohësh.

Kjo nuk është vetëm hipokrizi politike kjo është mashtrim.Kjo është e papranueshme.

Pesë vite e gjysmë të humbura për Kosovën.

Pesë vite e gjysmë mashtrim ndaj qytetarëve të Kosovës.

Dhe dëmi më i madh nuk janë vitet e humbura, por përpjekja për t’ia humbur Kosovës dinjitetin, simbolin dhe zërin e saj në botë.

Politikanët e tillë që pranojnë që për një pozitë t’ia humbin Kosovës dinjitetin, nuk duhet të përkrahen nga populli, duhet të ndëshkohen.

By admin7