Macron: Franca nuk kishte në plan të dërgonte anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se nuk është folur kurrë për vendosjen e forcave franceze ose franko-britanike në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se Franca është gati të veprojë, por se përparësia e saj është liria e lundrimit dhe dhënia fund e bllokadave në rrugët ndërkombëtare detare.

Macron deklaroi se disa ditë më parë u vendos që të zhvendoset aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”, së bashku me fregatat shoqëruese dhe të gjithë grupin aviacion-detar, nga Mesdheu lindor në zonën jashtë ngushticës Bab el-Mandeb, në rajonin më të gjerë pranë zonave të krizës.

Reklame

By admin5