Reshje intensive dhe erë e fortë, paralajmërohet mot i lig në vend

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu, më të dendura në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore, ku priten mbi 20 litra reshje për metër katror, bubullima dhe erë e përforcuar nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Reklame

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, deri në fund të kësaj jave moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell gjatë ditës. Sot, të premten dhe gjatë fundjavës priten procese më intensive me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/h), lokalisht edhe në formë stuhie. Të mërkurën dhe në ditët në vijim do të fryjë erë e përforcuar veriore me shpejtësi mbi 50 km/h.

By admin7