City e “shkel” Liverpoolin në “Anfield”, vazhdon kryesimin në Premier League

Manchester City ka triumfuar me rezultat bindës 0-3 ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në kuadër të javës së gjashtë të Premier League.

Erling Haaland në minutën e 65-të, Jeremy Doku në të 68-tën dhe Rayan Cherki në minutën e 78-të realizuan golat e fitores për skuadrën e Manchester Cityt, shkruan Indeksonline

Liverpooli e pati edhe më të vështirë përballjen pasi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të mesfushorit Ryan Gravenberch, duke e komplikuar edhe më shumë situatën për skuadrën vendase.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 18 pikëve dhe renditet në vendin e parë, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e nëntë me 9 pikë./Indeksonline/