Influenceri i njohur kosovar, Miran Ramadani, ka publikuar një video humoristike në rrjetet sociale, ku imiton kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani duke folur në gjuhën turke.
Nuk ka munguar as reagimi i vetë Osmanit, e cila ka komentuar me humor në postimin e Ramadanit.
“Miran, sen gülüyorsun ama kahveyi hâlâ ısmarlamadın”, ka shkruar Osmani, që në përkthim do të thotë: “Miran, ti po qesh, por ende nuk ma ke qerasur kafen”.

