Sorensen thotë se pas vizitës në Kosovë e Serbi ka parë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë të ditur se ka shoqëruar presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi.

Sorensen tha se ishte kënaqësi të ishte pjesë e kësaj vizite, duke theksuar rëndësinë e angazhimit për normalizimin e marrëdhënieve, pajtimin, fqinjësinë e mirë dhe perspektivën evropiane për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

“Ka qenë kënaqësi ta shoqëroj presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në vizitën e tij në Kosovë dhe në Serbi. Është mirë të shohësh përkushtim për normalizimin, pajtimin, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe një të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në X.

Bashkë me njoftimin, Sorensen publikoi edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara gjatë vizitës së Costas në Kosovë e në Serbi.

By admin1