Daut Haradinaj shpërthen pas vizitës së ‘Lista Studenti’ në Pejë e Deçan: Kush ua dha lejen?

Ish-deputeti i Aleancës Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së një grupi serbësh në Pejë dhe Deçan.

Haradinaj ka kritikuar institucionet, duke ngritur pyetje se kush ua ka mundësuar hyrjen dhe vizitën në këto dy qytete.

“Dje, ministri i Kurtit foli për krijimin e Asociacionit, ndërsa sot paska pasur invazion nga serbët fitues në Beograd, me sloganin ‘Kosova është Serbi’”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka pyetur se kush ua ka dhënë lejen për ta vizituar Pejën dhe Deçanin, duke e lidhur këtë edhe me vendime të mëhershme politike, raporton IndeksOnline.

“A ua dha ai ose ajo që e dha tokën për Manastirin në orën 24:00 të natës?”, ka shkruar më tej Haradinaj.