Pasi mposhtën Vuçiqin në zgjedhje, përfaqësuesit e Listës Studentore vizitojnë Kosovën

Fegja Dimoviq, kandidat i Listës Studentore në Serbi së bashku me pesë kandidatë të tjerë dhe përfaqësues të lëvizjes studentore, vizituan Kosovën gjatë fundjavës.

Kjo ishte vizita e tyre e parë pas fitores në zgjedhjet në Serbi.

“Nga kjo vizitë kthehemi me forcën që do të na nevojitet për ta çliruar vendin tonë nga kthetrat e krimit të organizuar. Bashkëkombësve tanë në Kosovë u përcjellim një mesazh dashurie dhe solidariteti, me premtimin e qartë se nuk do t’i harrojmë kurrë”, shkroi Dimoviq në Facebook.

Lista Studentore ka deklaruar se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, e cila e konsideron atë pjesë të territorit të saj, ndonëse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe është njohur nga shumë shtete.