Ish-lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka një ditë te veçantë.
Ish-kryeministri i Kosovës sot feston ditëlindjen e 58.
Deri me tani, Haradinajt ditëlindjen ia kanë uruar shumë zyrtarë të lartë të AAK-së dhe ish-bashkëluftëtarë.
Njeri nder ta është edhe deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.
“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinaj për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Me fotografi unike ditëlindjen Haradinajt ia ka uruar edhe ish-bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj.
“Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut. Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.



