Sonte luhen 3 finale “jetë a vdekje”! Argjentina s’guxon të gabojë…

Ethet e Kampionatit Botëror 2026 arrijnë pikën maksimale sonte, më 3 korrik, ku do të vendosen zyrtarisht biletat e fundit të “jetës ose vdekjes” për fazën e 1/16 së finales. Pas kualifikimit të Portugalisë dhe Zvicrës në orët e para të ditës, vëmendja e gjithë planetit zhvendoset te tri super-përballjet e fundit të raundit të 32-tave që do të luhen në tokën amerikane.

Sonte nuk ka vend për llogari: kush gabon, kthehet në shtëpi!

Orari i plotë i ndeshjeve të zjarrta për sonte:

⚽ 20:00 | Australi – Egjipt
⚽ 00:00 (Mesnatë) | Argjentinë – Kape Verde
⚽ 03:30 (Nata mes të premtes dhe të shtunës) | Kolombi – Gana

By admin7