Bota serbe dhe Vučko tashmë janë faktor kyç në vendimmarrjet e premierit Micko dhe rrugës së devijuar europiane sipas mësimeve të gospodin Vučkos.

Shqiptarët anë e mbanë të trojeve shqiptare duhet t’i kthejnë sytë nga Shkupi dhe jo nga protestat e Tiranës e cila është çështje e brendshme e qeverisjes së shqiptarëve, por nga Shkupi, ku bota serbe po bën kërdinë me gjuhën dhe identitetin tonë kombetar dhe anëtarja e kooalicionit, fatkeqësisht një parti shqiptare rri si gur varri dhe vështron sesi po shtypet dhe përdhoset gjuha dhe identiteti ynë kombëtar.

Dhe pikërisht, pas dy vitesh kakaritje me premtimet dhe zotimet e tyre vredistët tashmë kanë ngelur si pula të lagura në kotecin e pallatit të bardhë, pa ndryshimet kushtetuese, pa arritur ta heqin nga kushtetuta nofkën e turpit 20% dhe pa arritur ta sjellin “Ndryshimin” e madh të premtuar gjatë fushatës zgjedhore.

Përkundrazi, shefi i tyre Micko na solli botën serbe të ulur këmbëkryq në Shkup e Tetovë dhe gjithandej ku flitet shqip, apo kur e sollën në kabinetin qeveritar Stoilkovićin si emisarët i Vučkos, përmes bankave dhe investimeve, përmes rikthimit të fantazmave të së kaluarës si druže Tito dhe JNA nëpër sheshet dhe në rrugët tona me shumicë shqiptare dhe gjithçka antishqiptare në ambientet tona.

Kjo është një arsye më shumë për djemtë plengëprishës nga Shkupi dhe Tetova që sot i “thërret atdheu” për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e pinjollit të Beogradit, premierit të Severnistanit Micko, i cili ka devijuar nga rruga drejt Brukselit përmes një dishese drejt Beogradit dhe Moskës.

Detyra kombëtare e djemve patriotë që i “thërret atdheu” nuk i solli në protestën e Tetovës, kundër politikës antishqiptare të premierit Micko ndaj mohimit të gjuhës shqipe dhe rifëlliqjes së shesheve tona me emra të qoftelargut, por përkundrazi, i pamë shumë krenarë në protestën e Tiranës, ku kërkonin rrëzimin e kryeministrit Rama për gjoja shitjen e Zvërnecit izraelitëve.

Ndërsa kanë njëmijë arsye për të protestuar dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryekomitit Micko, këta djem plëngeprishës të ndërsyer nga.krerët e VREDI-t, ia mësynë Tiranës për t’i kërkuar Ramës dorëheqjen sikur ata ta kishin votuar dhe tani i kërkonin llogari?

A nuk e shohin trishtimin dhe dështimin e tyre hyzmeqarët vredistët në këtë qeveri antishqiptare, por po gjejnë ngushëllim dhe kënaqësi për t’i dërguar xhonturqit e tyre si kamikazë në Tiranë, ndërsa gjuha shqipe dhe identiteti ynë kombetar po përdhoset çdo ditë e me shumë nga ndikimi i botës serbe dhe sundimtari i ri i Severnistanit Micko.

Shqiptarët e kësaj ana të Ilirisë kanë njëmijë arsye per të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e pinjollit serb siç është kryekomiti Micko nga pallati i bardhë në Shkup, pasi nuk e ka besimin dhe as përfaqëson shumicën shqiptare, por një pakicë servile që për hir të pushtetit ka shkelur interesat kombetare.

Medai Shaholli

By admin7