Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të 1/8-tave të Botërorit.
Brazili, do të përballet me Norvegjinë në një ndeshje e cila vë dy nga lojtarët më të mirë në botë në duel, Vinicius Jr dhe Erling Haaland.
Kjo do të jetë përballja e dytë në Botëror mes këtyre kombëtareve, me Norvegjinë e cila kishte fituar me rezultat 1-2 në Botërorin 1998 ndaj Brazilit që ishte në atë kohë kampion bote.
Kujtojmë se ndeshja do të luhet në “MetLife Stadium”, në orën 22:00./IndeksOnline/



