Sot (e diel), në qytetin e Zarës, Kroaci, do të mbahet një protestë në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
Pak para nisjes së protestës, në qytet janë parë pjesëmarrës me flamuj kuqezi dhe flamuj me stemën e UÇK-së.
Organizimi është bërë nga Shoqata e Shqiptarëve të Prefekturës së Zarës, në bashkëpunim me Unionin e Shqiptarëve në Kroaci dhe me iniciativën e Sami Gashit.
Mbështetje për këtë tubim ka shprehur edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), e cila u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të marrin pjesë për të shprehur solidaritetin me ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas organizatorëve, protesta do të nisë sot, më 5 korrik, në orën 17:00, në lokacionin “Tribanjska Ul. (Skate Park)” në Zarë.



