Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Ballancë, në Komunën e Vitisë, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bar të thatë dhe po rrezikojnë të përhapen edhe më tej.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, të cilat po punojnë intensivisht për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt arave dhe zonave të banuara.
Komandanti i njësisë së zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, tha se për shkak të erërave të forta ekziston rreziku që flakët të përhapen me shpejtësi.
“Lusim qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në afërsi të zonës së zjarrit, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve. Shpresojmë që me angazhimin maksimal të ekipeve tona, zjarri të lokalizohet dhe të shuhet sa më shpejt”, ka apeluar Jakupi.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal deri në shuarjen e plotë të zjarrit.