Pas lotëve të Ronaldos, Georgina reagon me një mesazh të shkurtër në Instagram

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka reaguar shkurt në Instagram pasi Portugalia u eliminua nga gara për titullin e kampionit të botës.

Shpresat e sulmuesit portugez për të fituar trofeun u shuan të hënën, kur Portugalia u mposht nga Spanja me rezultatin 1:0. Ronaldo, 41 vjeç, u largua nga fusha i përlotur pas golit të Mikel Merinos në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në Dallas, i cili i siguroi fitoren Spanjës, transmeton Indeksonline.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Georgina Rodriguez i dha mbështetje partnerit të saj përmes rrjeteve sociale. Ajo ndau në Instagram Story një postim të Nike, një prej sponsorëve afatgjatë të Ronaldos.

Në imazh shfaqej profili i Ronaldos me mesazhin: “Legjenda vazhdon të jetojë” dhe “Historia vazhdon”, i shoqëruar me logon karakteristike të Nike.

Rodriguez, e cila ndiqet nga mbi 74.7 milionë persona në Instagram, postimit i shtoi edhe një emoji me zemër të kuqe, në shenjë mbështetjeje për yllin portugez.

By admin4