Skandal në Zvicër: Kujdestarja akuzohet se u vodhi të moshuarve gati 70 mijë franga

Një kujdestare 48-vjeçare me origjinë nga Polonia është përballur me akuza penale në Zvicër, pasi dyshohet se ka përvetësuar afro 70 mijë franga zvicerane nga dy persona të moshuar për të cilët kujdesej. Prokuroria Publike e Kantonit të Cyrihut ka ngritur aktakuzë ndaj saj, duke e akuzuar për vjedhje dhe keqpërdorim të besimit.

Sipas autoriteteve, gruaja dyshohet se ka përfituar nga gjendja e viktimave dhe ka marrë shuma të konsiderueshme parash gjatë periudhës kur ishte e angazhuar si kujdestare në dy familje të ndryshme.

Rasti tashmë do të shqyrtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë mbi akuzat e ngritura ndaj saj. Sipas parimit të prezumimit të pafajësisë, e pandehura konsiderohet e pafajshme derisa të merret një vendim i formës së prerë nga gjykata.

By admin