Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.
Ai ka bërë me dije se me mërimini e Zejnullah Gashit në këtë pozitë nga Albulena Haxhiu pushteti e ka shtri dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës.
Në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se Gashi është një servil.
“Pushteti e shtriu dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës. E kjo iu mundësua sepse në krye të saj arriti të vendos një vartës servil, të dëgjueshëm ndaj Kurtit”, ka shkruar ai.



