Presidenca pranon Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, e ka pranuar Ligjin për Specialen.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

Ai deklaroi se presidentja veprimet do t’i ndërmerr brenda afatit ligjor.

“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, deklaroi Kupina për Klankosova.tv

Sot gjatë ditës kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ia ka përcjellë ligjin për dekretim shefes së shtetit.

Ndryshimet e këtij ligji u votuan nga deputetët më 6 tetor.