Olsa Muhameti paralajmëron sezonin e ri të “Big Brother-it VIP Kosova”

Producentja Olsa Muhameti ka ndarë një fotografi në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për sezonin e ri të “Big Brother-it VIP Kosova” janë duke vazhduar.

Në fotografinë e publikuar, Olsa shfaqet në një takim me moderatorin Alaudin Hamiti, ndërsa krahas saj ka shkruar se mezi pret nisjen e një tjetër sezoni të jashtëzakonshëm të këtij formati, shkruan Indeksonline.

“Ndërkohë, përgatitjet vazhdojnë… Mezi pres të nisim një tjetër sezon të jashtëzakonshëm të “Big Brother-it” VIP Kosova, ka shkruar ajo.

Ky postim ka rikthyer vëmendjen te reality show më i komentuar në vend, ndërsa fansat tashmë presin të mësojnë më shumë detaje për sezonin e ardhshëm, risitë dhe surprizat që mund të sjellë ai.

Për momentin, në postimin e saj nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me datën e nisjes apo përmbajtjen e sezonit të ri.