120 gazetarë, tapeti “blu”… gjithçka gati për prezantimin e Zidanes te Franca

Gjithçka është gati për prezantimin zyrtar të Zinedine Zidane-s si përzgjedhës i ri i Kombëtares së Francës.

Në selinë e Federatës Franceze të Futbollit (FFF) është shtruar tapeti blu për të pritur legjendën franceze, ndërsa interesimi i mediave ka qenë i jashtëzakonshëm, shkruan Indeksonline

Sipas raportimeve, rreth 120 gazetarë janë akredituar për të ndjekur konferencën e prezantimit, ndërsa auditori pritet të jetë i mbushur plot. Madje, për shkak të kërkesës së madhe, një pjesë e gazetarëve nuk kanë arritur të sigurojnë akreditimin.

By admin4