Gjithçka gati: Danny Welbeck po i bashkohet Chelsea-t

Chelsea është në prag të përfundimit të një marrëveshjeje për të sjellë Danny Welbeck në “Stamford Bridge”, nga Brighton & Hove Albion.

“Seagulls” i kanë dhënë dritën jeshile sulmuesit 35-vjeçar për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, të cilat pritet të zhvillohen para fundjavës, transmeton IndeksOnline.

Nëse gjithçka shkon mirë, Welbeck do të bashkohet me skuadrën e Chelsea-t në Hong-Kong.

Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje në parim për një kontratë 2-vjeçare, me sulmuesin që tashmë i ka pranuar kushtet personale që i janë vënë.

Pasi dështoi të siguronte Xhakën, Alonso e ka zhvendosur vëmendjen e tij drejt profesionistëve me përvojë që mund të ofrojnë lidership brenda skuadrës së re të Chelseat.

Kjo përfaqëson një diferencë të dukshme nga strategjia e fundit e rekrutimit të klubit, e cila ishte përqendruar kryesisht te lojtarët nën moshën 25 vjeç.

By admin4