Tragjedi në Zvicër: 20-vjeçari bllokohet gjatë punës në autobus dhe humb jetën

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur të hënën pasdite në një punishte në qytetin e Thunit, në kantonin e Bernës. Një 20-vjeçar zviceran ka humbur jetën pasi është bllokuar gjatë punës në një autobus.

Ngjarja tragjike ka ndodhur për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Sipas Policisë Kantonale të Bernës, i riu pësoi lëndime shumë të rënda gjatë punës dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ndërroi jetë në vendngjarje.

Në momentin e aksidentit, kalimtarët dhe ekipet e emergjencës u përpoqën ta reagonin dhe ta rikthenin në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Në vendin e ngjarjes u angazhuan një numër i madh ekipesh shpëtimi, përfshirë ambulancën, mjekun e urgjencës, zjarrfikësit dhe shërbimet e specializuara të shpëtimit të qytetit të Thunit.

Gjithashtu, në vendngjarje reaguan edhe ekipi i kujdesit për personat e prekur nga ngjarje traumatike dhe specialistë të Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Bernës.

Policia Kantonale e Bernës, nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale të Oberlandit, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi tragjedia.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e ngjarjes.