Klubi i Ligës së Parë Turke Bodrum FK ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me futbollistin kosovar Florian Loshaj.
Klubi “bardhë e gjelbër” njoftoi se ka transferuar mesfushorin kosovar, i cili më parë ka luajtur për MVV Maastricht, Roda JC, Poli Iasi, Cracovia, Istanbulspor dhe Alagoz Holding Igdir FK.
“Në rrugëtimin e tij të ri me fanellën tonë ‘bardhë e gjelbër’ i urojmë suksese dhe i themi ‘mirë se erdhe’ në familjen e Bodrum FK”, thuhet në njoftimin e klubit.
✍️ Ailemize hoş geldin, Florian Loshaj! pic.twitter.com/IJef7s7xKp
— Bodrum FK (@Bodrumspor_AS) July 30, 2026



