Leonora Jakupi ironizon mungesën e rrymës: “Shekulli X”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka zgjedhur një mënyrë ironike për të komentuar mungesën e energjisë elektrike.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet një qiri i ndezur në errësirë, ndërsa mbi të ka vendosur mbishkrimin “Shekulli X”, shkruan Indeksonline.

Përmes këtij postimi, Leonora duket se bën një krahasim ironik mes kohës moderne dhe shekullit të dhjetë, kur ndriçimi me qirinj ishte pjesë e përditshmërisë.

Një thumbim me humor, por që përcjell edhe pakënaqësinë për mungesën e rrymës.