Një debat me tone të larta ka ndodhur mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 5, Liki dhe Nora.
Dy banoret janë përfshirë në një përplasje verbale, ku nuk kanë munguar as ofendimet dhe akuzat ndaj njëra-tjetrës.
Gjatë debatit, Liki iu drejtua Norës me fjalët “e pafytyrë” dhe “lojtare e fëlliqtë”, duke nxitur edhe më shumë tension mes tyre.



