E gjithë Maqedonia e Veriut të shtunën do të përfshihet nga një valë e fortë të nxehti. Moti do të jetë kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i ngrohtë, me temperatura që do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 20°C, ndërsa maksimalet nga 33 deri në 40°C. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila në rajonin e Povardarit herë pas here mund të arrijë deri në 40 km/h.
Gjatë pasdites, kryesisht në pjesët veriore të vendit, priten reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra.
BDI: Presion skandaloz dhe i papranueshëm nga Vlen ndaj drejtësisë



