Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona Mihalit e cila pas zhvillimeve të sotme ka shkruar se po rikthehet “grupi PLAS”.
Sadiku ka thënë se derisa Kurti po bën ftesë për negociata në tavolinë, Dejona Mihali po thotë se “jeni me Listën Srpska”.
Sadiku ka thënë se qëllimi i VV’së është kapja e shtetit e degradimi i demokracisë.
Reagimi i plotë:
Kurti po thotë: “Hajde, ulu në tavolinë.”
Dejona po thotë: “Ju jeni me Listën Srpska.”
Dmth, këto strategji i kemi parë çdo ditë tash e 20 vjet nga Vetëvendosja. Njëri të fton për dialog, tjetri të linçon e të shpall tradhtar.
Qëllimi është i njëjtë: katrahura. Kapja e shtetit. Degradimi i demokracisë.



