Interi rikthen vëmendjen te Jones-i, gjithçka varet nga largimi i Frattesit

Interi po përgatitet të rikthejë ofensivën për mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones, ndërsa largimi i Davide Frattesit mund të jetë çelësi për realizimin e transferimit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, Interi e ka mbajtur Jones-in si një nga objektivat kryesore që prej muajit maj dhe tashmë po vlerëson mundësinë e një marrëveshjeje me Liverpoolin për rreth 35 milionë euro.

Megjithatë, klubi italian ende nuk ka marrë dritën e gjelbër për të bërë një ofertë të re zyrtare.

Liverpooli, nga ana tjetër, e vlerëson më lart futbollistin anglez. Raportimet e mëparshme kanë bërë të ditur se klubi nga Anfield kërkon rreth 40 milionë euro, pasi ka refuzuar ofertat e mëparshme të Interit.

By admin12