Pas mbylljes së aventurës me Kombëtaren shqiptare, tekniku brazilian Sylvinho (Sylvio Mendes Campos Júnior) po bëhet gati për një hap të papritur në karrierë.
Ai është përzgjedhur si një nga kandidatët kryesorë për të marrë stolin e Algjerisë pas largimit të Vladimir Petkoviqit, i cili u shkarkua pas eliminimit në fazën e 1/16-ave të Botërorit.
Rivali i vetëm i Sylvinho-s për këtë post është spanjolli Félix Sánchez Bas dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrihet marrëveshja përfundimtare për ta parë teknikun brazilian në Afrikën e Veriut.



