Tahiri e cilëson VV ‘‘organizatë banditeske’’: Kur ti s’e respekton Kushtetutën, pse një biznes mos me shkel ligjin

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë mbajtur një konferencë për media në sallën e Kuvendit lidhur me situatën politike.

Nga aty, është deklaruar deputeti Arian Tahiri, i cili, ka kritikuar qasjen e VV’së, të cilën e ka cilësuar si ‘’organizatë banditeske’’.

‘’Deputetët e PDK i janë drejtuar me shkresë kryesuesit Deharit, në mënyrë që të vazhdohet seanca, përkundër kërkesës, nuk ka gjete mbështetje dhe nuk është thirr vazhdimi i seancës. Prandaj ne kemi ardh këtu, ku, e kemi mandatin, në mënyrë që me përcjell si qëndrim tonin politik pra funksionalizimin e Kuvendit dhe me kthy Kosovën në binarë Kushtetues, që është duke rrëshqitur prej ditës në ditë. Tash është duke u kriju si shembull, nëse organizata banditeske nuk e respekton Kushtetutën atëherë shtrohet pyetje pse një biznes privat duhet me pagu tatimin, ti po e shkel kushtetutën, pse ai mos me shkel ligjin, është shqetësuese, alarmante, dhe sigurisht ne do të vazhdojmë me qëndrime dhe aktivitete tona politike,’’, ka thënë Arian Tahiri, përcjell Gazeta Express.

By admin7