Barcelona futet “All In” për Rodrin

Barcelona e ka në plan që në 24 orët e ardhshme të përfundoi temën e quajtur Rodri. Oferta e re e Barcelonës ka disa skenare të ndryshme, por ideja është që të mos arrihet te shifra e 70 milionë eurove sepse ky është kufiri maksimal që është vendosur për këtë operacion.

Tani objektivi është që mesfushori të mos shkojë në Manchester të premten kur pritet të jetë i pranishëm për vizitat mjekësore dhe për të nisur sezonin. Ka shumë mundësi që Manchester City t’i japë lejen që të mos jetë i pranishëm duke qenë se transferimi i tij nëse nuk do të realizohet atë ditë, do të jetë shumë pranë.

Drejtorët sportivë të Barcelonës dhe Manchester City, Deco dhe Hugo Viana janë në kontakt të vazhdueshëm dhe marrëveshja mund të arrihet në çdo moment.

Barcelona gjithnjë e ka pasur të qartë se nuk do të paguante një superçmim për një futbollist që ishte në vitin e fundit të kontratës dhe e konsideron mëse të drejtë ofertën 70 milionë euro mes shifrës fikse dhe bonuseve për kartonin e mesfushorit dhe opsioni është 65 milionë si shumë fikse plus 5 milionë euro në formën e bonuseve.

By admin12