Forca të shtuara policore janë parë në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës mëngjesin e së enjtes.
Pas protestës së qytetarëve një ditë më parë pas verdiktit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, autoritetet janë mobilizuar edhe sot para objektit të Qeverisë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa siç raporton Ekonomia Online, për momentin, prania e shtuar e forcave policore lidhet me masat e sigurisë në prag të protestës së paralajmëruar.






