Rina Balaj në pritje të madhe, sot publikon këngën e re

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka paralajmëruar se sot do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Rina ka zbuluar se kënga do të publikohet në orën 18:00, duke shprehur edhe entuziazmin e saj për këtë lansim, shkruan Indeksonline.

“IM EXCITED!!!!!”, ka shkruar artistja krahas njoftimit, duke zgjuar kureshtjen e fansave për projektin e ri.

Tashmë mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Rina këtë herë për publikun e saj.