Një deklaratë e aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Xheneta Sadiku, pas dhurimit të gjakut nga kryeministri Albin Kurti, ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale. Ajo ka shprehur publikisht dëshirën që edhe asaj t’i bie “hise” të ketë pak nga gjaku i kryeministrit.
Kryeministri Albin Kurti dhuroi gjak në kuadër të një aksioni vullnetar të organizuar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Veprimi i tij u komentua edhe nga Xheneta Sadiku, aktiviste e kësaj partie, e cila që nga maji i këtij viti është pjesë e kabinetit të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.

Në një postim në Facebook, Sadiku ka shkruar se gjatë kohës kur Kurti po dhuronte gjak, i kishte shprehur dëshirën që edhe asaj t’i takonte të kishte një pjesë të gjakut të tij.

“Teksa Albin Kurti po dhuronte gjak, ia thashë me gjithë zemër: ‘Inshallah na bie hise të kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, që kaq shumë i ke dhënë Republikës së Kosovës’”, ka shkruar ajo.
Postimi i aktivistes ka nxitur vëmendje për shkak të formulimit të veçantë dhe mënyrës së shprehjes së admirimit ndaj kryeministrit.
Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”



