Një 34-vjeçar u gjet i vdekur nga familjarët e tij të martën rreth orës 14:00 në Gjilan, njoftoi Policia e Kosovës.
Familjarët njoftuan dje në mbrëmje se viktima është Ardian Matoshi, 34-vjeçar, nga Gjilani.
Sipas policisë, rasti po hetohet si hetim i vdekjes.
“Është gjetur nga familjarët pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Një familjar ka bërë të ditur se për orën dhe vendin e varrimit, si dhe për kohën dhe vendin e të pameve, familja do të njoftojë me kohë.
“U prehtë në paqe dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm”, ka thënë ai në një postim në Facebook të mërkurën.
Ardian Matoshi ishte i angazhuar prej shumë kohësh në tifo-grupin “Intelektualët”. /Paparaci.com



