Italia ka miratuar një ligj të ri që ndalon prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar në laborator, duke u bërë një nga vendet e para që ndërmerr një hap të tillë në nivel global.
Përveç kësaj, ligji vendos kufizime edhe për produktet me bazë bimore, duke ndaluar përdorimin e emrave tradicionalë të mishit si “sallam” apo “mish” për produkte që nuk përmbajnë përbërës shtazorë.
Sipas dispozitave ligjore, kompanitë që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba nga 10,000 deri në 60,000 euro. Ndërkohë, fabrikat mund të gjobiten deri në 150,000 euro, të mbyllen dhe të humbin qasjen në fonde publike për një periudhë deri në tre vite.
Ministri i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, deklaroi se masa synon të mbrojë kulturën, traditat dhe trashëgiminë bujqësore të vendit, si dhe të garantojë cilësinë e produkteve ushqimore.
Vendimi ka nxitur debat të gjerë në Bashkimi Evropian, ku kritikat lidhen me mundësinë e kufizimit të inovacionit në industrinë ushqimore, ndërsa mbështetësit e shohin si një hap për mbrojtjen e identitetit gastronomik dhe interesave të fermerëve vendas.

