Nga muaji maj, Lufthansa me tarifa të reja për bagazhet e dorës

Grupi Lufthansa po prezanton një tarifë të për pasagjerët.

Duke filluar nga maji, vetëm një çantë laptopi do të përfshihet falas në fluturimet me distanca të shkurtra dhe të mesme.

Grupi po e prezanton gradualisht tarifën e re “Economy Basic”.

Do të jetë e rezervueshme nga 28 prilli dhe e vlefshme për fluturimet nga 19 maji e tutje në itinerare të zgjedhura me distanca të shkurtra dhe të mesme, siç njoftoi Lufthansa në një njoftim për shtyp.

Tarifa e re vlen jo vetëm për Lufthansa, por edhe për linjat ajrore të tjera në grup, duke përfshirë Swiss, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Discover Airlines, Lufthansa City Airlines dhe Air Dolomiti.

Më parë, tarifa më e lirë e Swiss ishte “Light”, e cila përfshinte një bagazh dore deri në tetë kilogramë.